Sarandë, turistët shijojnë guidat turistike dhe gjatë shtatorit

Edhe pse muaji shtator po shkon drejt fundit, numri i turistëve në Sarandë mbetet i lartë.

Ditët e javës, por sidomos fundjavat në qytetin bregdetar ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj, të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht kohën me diell që po mban.

Sarandanews.com ka siguruar këtë të shtunë një grup turistësh të huaj në shëtitore.

Siç shihet turistët vazhdojnë guidat, duke frekuentuar gjiret e mahnitshme që të ofron Saranda.

Ky sezon turistik ka shënuar në Sarandë një fluks mjaft të madh turistësh.