FOTO LAJM/ Ekipi i Burrelit shijon kohën me diell në Sarandë, para ndeshjes me Butrintin

Ditën e sotme në orën 16:00 në stadiumin “Andon Lapa” do luhet sfida e javës së tretë në Kategorinë e Parë, Butrinti-Burreli.

Një ndeshje ku që të dyja ekipet do të synojnë të marrin maksimumin e pikëve.

Paraditja e sotme ka qenë një kohë fantastike në Sarandë dhe kjo gjë është shfrytëzuar nga ekipi i Burrelit.

Siç shihet në foton e siguruar nga Sarandanews.com, lojtarët e Burrelit kanë shijuar kohën me diell duke shëtitur në shëtitoren e Sarandës.