Mbretëresha takohet me ksamiljotët e vegjël

Një nga aktivistët e njohur të Ksamilit, Soralbo Nebo, ka publikuar disa pamje të një turi të organizuar prej tij me disa fëmijë, të cilët janë njohur me mbretëreshën e Ksamilit.

“Mbretëreshën sot e takuan ksamiljotët e vegjël.

Së bashku me grupin e parë të fëmijëve lundruam dhe vizituam impjantet e midhjeve, pamë nga afër kultivimin e tyre, u përfshimë në procesin e pastrimit dhe e shijuam të shoqëruar me vajin e ullirit, limonin dhe rigonin e zonës.

Unë besoj se dashuria kultivohet nga njohja, bebat sot njohën liqenin, midhjen dhe lundrimin.

Faleminderit prindërve dhe mësuesve për bashkëpunimin.

Ky aktivitet u organizua nga “Turi i midhjes”, shkruan Nebo. /Sarandanews.com/