Niko Kuri, mes 64 deputetëve që ulet për herë në sallën e parlamentit

Thuajse gjysma e Kuvendit që do të nisë punimet në 10 shtator, përbëhet nga deputetë të rinj.

64 të zgjedhur do të ulen për herë të parë në sallën parlamentare.

Mes tyre që e merr për herë të parë mandatin e deputetit është dhe ai i zonës së Sarandës, Niko Kuri.

Mjeku i mirënjohur që gëzon një respekt të madh në Sarandë, Finiq, Delvinë e Konispol do të ulet për herë të parë në sallën e parlamentit i zgjedhur nga ana e Partisë Socialiste.

Kuri është i pari deputet pas shumë vitësh që është me orgjinë nga zonat e Sarandës dhe jeton në Sarandë.