Borsh/ “South Outdoor Festival” promovon bizneset kreative dhe sipërmarrjet inovative

Në Borsh në jug të vendit ka ngritur siparin South Outdoor Festival, një ndër aktivitetet më të rëndësishëm multidimencional, që bashkon aktorë nga sporti, kultura, muzika, kulinaria dhe turizmi me fokus promovimin e agroturizmit shqiptar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se “në Borsh, biznese kreative, sipërmarrje inovative, start up-e nga jugu i Shqipërisë po promovojnë dhe ekspozojnë motivet e Trashëgimisë Kulturore të përpunuara në punime artistike mjaft të kërkuara nga vizitorët vendas dhe huaj”.

Denja tha se, “aktivitete të tilla mbështesin nxitjen e biznesit social përmes politikave që zhvillon Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me mbështetjen edhe të partnerëve si GIZ Albania”

Ky event është një shans i mirë që u jepet bizneseve vendase sepse Borshi ofron shumë atraksione jo vetëm përsa i takon pjesës së plazhit.

Nga data 3 deri më 6 shtator zona e bregdetit jugor në Borsh do të gjallërohet nga “South Outdoor Festival” ndërsa organizatorët synojnë kthimin e këtij eventi në një traditë të përvitshme.