Mbyllet hetimi për Metën, Hyseni: Kemi grumbulluar pamje filmike dhe përgjigje nga institucionet

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimi. Kreu i këtij Komisioni, Alket Hyseni në mbledhjen e sotme prezantuar provat që kanë administruar.

“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do të hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin. Dakord të gjithë? Po. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi kemi provat me CD, pamjet filmike, përgjigjet e institucioneve dhe takimet t Presidentit Meta, etj. Kush është dakord për administrimin e këtyre provave? Ok. Jemi në rregull, miratohet.

Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kanë një volum dokumentesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemo dakort të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër,” deklaroi Hyseni.