U shkarkua si ministre, Anila Denaj nis detyrën e re nga Saranda
Anila Denaj nuk do jetë më Ministre në qeverinë e re, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i ka besuar asaj një detyrë të re që është Sekretare e Burimeve njerëzore në Partinë Socialiste.
Takimin e parë pas kësaj detyre të re Denaj e ka zhvilluar në qytetin e Sarandë, ku dhe është zgjedhur si deputete.
“Në Sarandë me drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste.
Vijojmë punën për forcimin e rolit të tyre, rritjen e angazhimit të çdo anëtari dhe veçanërisht të rinjve, për të çuar përpara vizionin tonë progresist”, shkruan Denaj. /Saramdanews.com/