Rasti i parë me koronavirus në Delvinë, kryebashkiakja Qilimi u bën thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat

Ditën e sotme në Delvinë u shënua rasti i parë një qytetari me koronavirus.

Pas rastit pozitiv, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, e cila u ka bërë apel qytetarëve të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetsore.

POSTIMI I PLOTË I MAJLINDA QILIMIT.

Të nderuar bashkëqytetarë,
Në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid19.

Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar????????, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit.

‼️#RespektoniRregullat????????
↔️Ruani distancën 1.5 metër

????Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca

????Lani shpesh duart

????Dezinfektoni mjediset

????????Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid19????, Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe ështe bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen!

Ju lutem respektoni rregullat ????????, mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

#RuaniShëndetin
#FrikëJoKujdesPo
#BASHKË