Ish presidenti Butrintit, Stefan Çipa mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mustafa Hysit

Ish presidenti i skuadrës së Butrintit, Stefan Çipa ka shprehur ngushellimet e tij për ndarjen nga jeta të trajnerit Mustafa Hysi.

Gjatë periudhës kur Stefan Çipa ka qenë kryebashkiak dhe president i Butrinti, Hysi ka qenë në krye të skuadrës sarandiote.

“Ngushllime familjes për këtë humbje të madhe!

Do mbahesh mend përgjithmonë për kontributin që dhatë për futbollin Profesor Hysi.

Ju ishit fjalë pak dhe punë shumë.
Këtë e mishëruat më shumë kur drejtuat ekipin e Butrintit i cili fal punës tuaj si staf dhe me këta çuna të përkryer, dhe me përkushtim e ndershmëri arritët rezultate
mbresëlënëse.Lamtumirë Bebush!
Do na mungosh shumë!
I paharruar!”, shkruan Stefan Çipa.