Spitali Sarandës, sallat e ndërhyrjeve kirurgjikale kanë plotësuar nevojat e banorëve të skajit jugor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndarë disa pamje nga sallat e modernizuara nga spitali i Sarandës ku kryhen ndërhyrjet kirurgjikale.

Në postimin e saj Manastirliu shkruan:

“Spitali i Sarandës me sallat super moderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar nevojat e banorëve të skajit jugor, duke iu përgjigjur edhe emergjencave shëndetësore gjatë sezonit veror”, thekson ministrja. /Sarandanews.com/