Matilda Qurku, emri i vetëm nga Saranda që nuk u përzgjodh në Këshillin Kombëtar të PD
Partia Demokratike shpallur mesditën e sotme listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD nisën ditën e djeshme dhe përfunduan sot në mesditë dhe gjithësej do të jenë 300 anëtarë.
Nga Saranda konkuronin 7 vetë të cilët ishin
Jolio Dine, Spiro Vaso, Kreshnik Bozho, Egla Tartari, Johan Mema, Eugen Qendro, Matilda Qurku dhe Skerdilajd Sulozeqi.
Nga përfundimi i rezultateve doli që 6 prej tyre janë fitues dhe do jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të cilët janë:
Jolio Dine, Spiro Vaso, Kreshnik Bozho, Egla Tartari, Johan Mema, Euegen Qendro dhe Skerdilajd Sulozeqi.
Ajo që vihet re është mos zgjedhja e Matilda Qurkut, e cila dhe pse mban një post të rëndësishëm në degën e PD Sarandë nuk ka arritur të fitojë besimin për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.
Një sinjal jo fort pozitiv për Znj. Qurku për pozicionin që mban në degën e PD Sarandë. /Sarandanews.com/