Suksesi i notarit nga Saranda Ronaldo Serjani, ja si e vlerëson Edmond Vasi

Ronaldo Serjani notari nga Saranda i ekipit të Butrintit para pak ditësh vendosi një rekord të ri kombëtar në 100 metra stil flutur.

Pasion, vullnet, këmbëngulje, stërvitje bashkëkohore, mbështetja e prindërve, ngrohtësia e shokëve dhe tipi i qetë që e karakterizon.

Kështu e përshkruan profesor Edmond Vasi forcën dhe çelësin e suksesit të Ronaldo Serjanit pas përfundimit të kupës së Shqipërisë në Tiranë me 6 medalje ari dhe rekord të ri kombëtar.