Aksident tragjik në Shën Vasil, humb jetën 40- vjeçari nga Saranda, plagosen tre tursitë

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Himarë.

Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur tre turistë të huaj.

Policia thotë si viktimë e aksidentit në fshatin Shën Vasil ka mbetur Renato Bushi, nga qyteti i Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave