DETAJET nga aksidenti në Sarandë/ Tentoi të ndizte makinën duke e zbritur nga kodra, shoferi përplas 3 automjete
Një aksident i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Sarandë, konkretisht në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës.
Drejtuesi Emro Çela i një automjet tip “Kia”, në mungesë të ndezjes normale për shkak të rënies së baterisë, ka tentuar ta ndezë automjetin në ecje duke zbritur nga një kodër. Ndërsa i afrohej rrugës kryesore nuk ka mundur dot të frenojë dhe për pasojë ka ndodhur aksidenti.
Fatmirësisht nga informacionet e siguruara, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mejteve, nuk kanë pësuar probleme apo lëndime fizike.