Investimet në Vlorë, Rama: Kur Zaho të rritet dhe unë të mos jem, do ketë një kujtim të bukur nga unë kur të vijë në këtë qytet

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në kantierin ku po ndërtohet Lungomare 2 në Vlorë.

Ai shprehet se ajo do të jetë një nga shëtitoret më të mëdha dhe se do të vijojë edhe më tej në zonën e Orikumit.

“Kjo është vazhdimi i një ngjitjeje. Është një fuqizim ekonomik i vazhdueshëm. Shumëkush thotë se Riolindja urbane është fasadë, por është fakt.

Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur me pasuritë e vlonjatëve që janë shumëfishuar në vlerë. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur me biznesin. Është diçka e mirënjohur.

Kjo që po shohim këtu, ka nisur dhe do vijojë deri në Orikum. Do kemi shëtitoren më të madhe në vijën e mesdheut. Rritja e vlerës së pronave lidhet me punën dhe kjo lidhet me mandatin.

Nuk është qëllimi mandati, por është mjeti për të arritur qëllimin. Kanë qenë në gjumë kur është bërë 6%. Këtu jemi në vijën bregdetare të qytetit, por është e gjithë zona duke përfshirë dhe labërinë.

Ajo çka unë kam jetuar me Vlorën më ka bërë më të ndjeshëm karshi potencialit dhe kujtimeve. Vlora ka një potencial, është krijuar për të qenë një nga organet më esenciale të vendit tonë” – tha Rama.