Katërfishohet kapaciteti i nënstacionit të Palasës

Zona më problematike për furnizimin me energji elektrike, bregdeti i jugut, me katërfishimin e kapaciteteve të nënstacionit të Palasës mendohet që këtë verë t’i shohë si një ëndërr të keqe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Për të bërë që energjia të mos mungojë për asnjë moment duke dëmtuar turizmin në pikun e tij, ministrja Balluku thotë se janë marrë masa për të pasur në gatishmëri dhe nënstacionet e lëvizshme.

Brenda këtij viti, drejtuesit e nënstacionin të Palasës sigurojnë se do të përfundojë dhe investimi për kalimin në linjën 20 kilovolt të energjisë në këtë zonë.