Sarande/ Blerje e materialeve, 54-vjeçari nga Lazarati mashtron fierakun, nisin hetimet

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër për veprën penale “Mashtrimi”.

Procedimi penal filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në Fier, se 54-vjeçari e ka mashtruar, duke i ndryshuar aktin e marrëveshjes për blerjen e disa materialeve.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.