Festa e Midhjes do të zhvillohet në Ksamil e në Sarandë
Nga Sorablo Nebo
U kuptuam mirë me njëri tjetrin dhe këtë gjë e konkretizuam në një dokument që do ti shërbej qëndrueshmërisë së Festës së Midhjes.
Së bashku me Benin kemi qënë dakord parimisht, gjithmonë, se festa duhet të zhvillohet dhe të promovohet si një ndër aktivitetet identitet të rajonit.
Mendonim ndryshe për territorin ku duhet të zhvillohej.
Sot mbas arsyetimeve të drejta se festa duhet të filloj të ndodh aty ku është Mbretëresha, në shtëpin e vet, e pastaj ajo të prezantohet kudo ku ka mikpritje! Mendimet ndryshe nuk u përplasën por mirëkuptim gjetën.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi i hap rrugë ngritjes së një grupi pune për përcaktimin e aktiviteteve të festës dhe prezantimit në Këshillin Bashkiak për miratim.
Faleminderit Sotir Arben Cipa për bashkimin e forcave për të promovuar nje ndër produktet më unike të rajonit si dhe t’u japim zë fermerëve që të përmirësojnë veten.
#qëndrueshmëri #festaeMidhjes #LevizjaperTurizminKsamil #STI