Kriza në futbollin e Qarkut të Vlorës, tani “lulëzon” vetëm Butrinti

Qarku i Vlorës njohu kulmin 2-3 vite më parë, pasi kishte ekipe që përfaqësoheshin në ccdo kampionat thuajse, madje jo vetëm me Flamurtarin e madh në Superiore, por edhe me Orikumin në Kategorinë e Parë, apo dhe Selenicën në Kategorinë e Dytë, por nisi rrugëtimin në Kategorinë e Tretë edhe Labëria, një ekip privat….

Por, sezoni që vjen e gjen në një situatë kaotike, me Flamurtarin që për herë të parë luan në nivelin më inferior në vend, Kategorinë e Dytë, ashtu si dhe Selenica që është shkrirë, ndërsa rrezikon të shkrihet edhe Oriku. Në Kategorinë e Parë luan Butrinti.

Por, duket situate keq e më keq, vetëm privatizimi shpëton klubet, ndërsa Labëria që është një ekip privat e ka disi më të sigurtë, në Orikum po mendojnë ta shkijnë skuadrën që ka përfituar fonde nga Bashkia e Vlorës.

Ndërkohë që në situatë mjaft kaotike duket Flamurtari. Ligji 105/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/ 2017 ‘Për sportin’”, përcakton qartë se bashkia nuk ka asnjë të drejtë që të hedh lekë të Flamurtari dhe Oriku pas korrikut të këtij viti. Neni 22 i këtij ligji, “Kapitali shtetëror”, thotë në pikën 1 se institucionet publike qendrore dhe vendore që kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin ato në shitje në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Pas kalimit të këtij afati (që në fakt është korriku i këtij viti), Bashkia e Vlorës nuk mund të zotërojë aksione të shoqërive tregtare. Neni 21 në pikën 1 thotë se klubet sportive organizohen dhe funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse ose tregtarët dhe shoqëritë tregtare…!