Brenda vitit përfundon regjistrimi i pronave në bregdetin e Jugut

Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaroi se deri në fund të këtij viti pritet që të mbyllet procesi i regjistrimit të tokave në bregdetin e Jugut.

I ftuar në një emision televiziv Lame duke folur për ligjin 7051, tha se është një nga pjesët e akuzës që na u bë pse eci mirë ky proces.

“Ligji zgjidhi një pjesë të mirë të gjithë problematikave që kishte mbartur legjislacioni i vjetër. U mbyllën aktet ligjore, dhe ende pa hyrë tërësisht sistemi në funksion vjet u dhanë 18700 certifikata të tokës bujqësore, ndërkohë që viti paraardhës 2018 ka qenë mbi 8000 certifikata”, tha ai.

Ai tha se jemi në nivelet e 20 fish të dhënies së certifikatës së pronësisë dhe duhet të vazhdojë ky proces por jo të jetë jo 18 mijë por 20 mijë në vit për ta mbyllur të gjithë masën e regjistrimit të tokës bujqësore.

Përsa i përket regjistrimit të tokës në bregdet, Lame tha se ka patur probleme të mëdha por në procesin e regjistrimit fillestar të pronave nuk ka ende asnjë ankesë.

“E them me krenari për vete, ata që bënë legjislacionin dhe gjithë ekipin e Tiranës pardje u afishuan 2 zona të reja në Lukovë. Nxirret harta e Lukovës, e përfunduar, nxirret lista e përfituesve dhe për 45 ditë kanë afat që të kontrollojnë pronën dhe pas këtij afati përpunohen dhe lëshohen certifikatat. Kjo po vazhdon në të gjithë bregdetin e jugut. Besoj që nga fundi i vitit mbaron pas 107 vitesh pavarësi, regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut.”, -tha Lame.