Mungesa e sporteleve nga pala greke, radhë kilometrike në Kakavijë
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë i janë drejtuar Pikës Kufitare të Kakavijës për të kaluar drejt shtetin fqinj, të pajisur me PLF, me PCR test apo dhe me certifikatëN e vaksinimit.
Por në palën greke janë krijuar radhë kilometrike për shkak të mungesës së sporteleve në dispozicion nga kjo e fundit, e cila ndonëse punon me ritme të ulëta, po ushtron kontroll të rreptë tek qytetarët në bazë të protokolleve të sigurisë.
Për shkak të radhës dhe dyndjes në palën greke, drejtuesit e Policisë Shqiptare të Kakavijes, kanë kërkuar shpjegime nga homologët grekë, për rrjedhojë fqinjët kanë shtuar edhe një sportel pak më parë.
Mësohet se deri në këto momente kanë kaluar në drejtim të Greqisë 832 persona, ndërsa limiti ditor është 1500.