Artan Lame paralajmëron ndryshime në kadastrën e Sarandës

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka vendosur të bëjë një nstastrim të shumicës së zyrave rajonale të Kadastrës. Ditën e djeshme ka shpallur thirrjen për aplikime për drejtues të rinj të zyrave rajonale të Kadastrës, duke nënzivuar se në shumë raste zyrat nuk janë në lartësinë e duhur veçanërisht në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Lame deklaron se kryesisht do të zëvendësohen drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën duke vendosur në liste dhe kadastrën e Sarandës.

Spastrime sipas Lames do të ketë në shumicën e drejtorive në vend, ndërsa lista e plotë do të publikohet në vazhdim.

“Shpall thirrjen për drejtues të rinj, në pjesën më të madhe në zyrave rajonale. Thirrjet për për të zëvendësuar Drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrës drejtoria e Tiranës, Korce Sarandë fier. Lista e plotë do e shikoni të hënë tjetër ku do jetë dhe shpallja zyrtare në site. Sfidë me këdo, le të vijë njëri këtu nesër dhe pasnesër fillon, punë ccdo inxhinier, fillimisht me kontratë”, tha Lame.