VIDEO/ Kryebashkiaku Çaçi: Presim që turizmi në Sarandë të rritet me 25%

Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi ka deklaruar se për një periudhë 10-vjeçare Shqipëria do të ketë vetëm rritje në turizëm.

Sa i përket Sarandës, Çaçi pret një rritje të turizmit me 20-25%, krahasuar me 2023-in.

Nuk është se viti 2023 pati rezultatet më të larta. Shqipëria çdo vit do ketë rezultate të larta gjithmonë e më mirë. Ne jemi destinacion në eksplorim tashmë. Për një periudhë 10-vjeçare Shqipëria do ketë vetëm rritje, Saranda patjetër. Saranda është perla e Shqipërisë. Ne presim rritje 20-25%.

Po marrim masa, prandaj dhe po vijmë në Fiturin e Madriti, që të kemi gati si bashki të presim këtë fluks në rritje që po ndodh jo vetëm në qytetin e Sarandës, por në gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai për gazetaren e RTSH-së, Denada Shkodrani.

Kryebashkiaku ndodhet në Spanjë në kuadër të “FITUR 2024”, ku të pranishëm janë disa kryebashkiakë, Ministrja e Turizmit dhe Kryeministri Edi Rama.