I dënuar për plagosje e vjedhje, kush është Sinani që u porosit për të djegur zyrën e noterit në Sarandë

Marjo Sinani, 41-vjeçari që dyshohet se mori pagesë për djegien e zyrës noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë rezulton i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike.

Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”.

Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo.

Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike.

Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.