ARRSH: Ja kur do jetë gati “Kardhiq-Delvinë”
Disa segmente të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, me rëndësi strategjike, janë në proces ndërtimi, si rruga “Kardhiq-Delvinë”, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Gjirokastrës dhe Sarandës, duke e bërë këtë të fundit më të aksesueshme për të gjithë.
“Scan Intelligence Unit” ka kontaktuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të mësuar diçka më shumë në lidhje me progresin e punimeve në këtë aks rrugore si dhe përfundimin e punimeve.
Sa i përket aksit “Kardhiq-Delvinë” ndërkohë, punime janë duke u kryer në 4 lote, ku progresi i punimeve në tre lotet e para, atë 4, 5 dhe 6, fiksohet në 92% deri tani.
Për lotin e fundit ndërkohë, atë 7 (tuneli i Skërficës) realizimi është në masën 40%.
ARRSH sqaron se rruga “Kardhiq-Delvinë” do të përfundojë në muajin Gusht të vitit 2022.