Arrestimi i Fredi Belerit, Dendias takohet me Xhaçkën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtëm të BE-së, me homologen shqiptare Olta Xhaçka.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, gjatë diskutimit është folur edhe për arrestimin e Fredi Belerit.

“Në margjinat e takimit të sotëm të BE në Bruksel, Nikos Dendias u takua me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka.

Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan ministria Greke.