Ja cila është pika kryesore që operatorët turistik janë kundër draftit të Ministrisë së Turizmit!

Këtë të enjte në dy qytetet kryesore bregdetare në jug të vendit Vlorë dhe Sarandë, dy kryetarët e bashkive Dritan Leli dhe Adrian Gurma kanë zhvilluar një takim me operatorët turistikë për të diskutuar rreth problematikave të turizmit dhe parashtruar kërkesat e tyre.

Nëse do ishim në kushte normale, sot këto dy qytete do të ishin të mbushura me turistët e parë vendas dhe të huaj, por izolimi që virusi COVID-19 ka bërë në gjithë botën, ka dhënë efektet e para negative në sektorin e turizmit ku shumë prenotime janë anulluar, duke krijuar një krizë financiare tek operatorët turistikë që operojnë në këto dy qytete.

Në takimin e sotëm, kërkesa kryesore që operatorët turistikë kanë kërkuar me ngulm për tu ndryshuar në draftin e paraqitur nga Ministria e Turizmit, ishin rregullat e reja e hapsirave në plazhe dhe distanca mes çadrave.

Kjo kërkesë është pranuar nga kryebashkiaku Adrian Gurma, i cili ka theksuar se do t’i dërgojë një kërkesë Ministrisë së Turizmit për ta rishikuar këtë pikë të vendosur në draft, për shkak se Saranda ka një vijë bregdetare të limituar, ndryshe nga qytetet e tjera.

Ja çfarë parashikon kjo pikë në draftin e Ministrisë së Turizmit.

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:

a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4
(katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100

d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;

e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret
e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

5. Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:

a) çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen pranë bregut të detit, duke lënë një hapësirë minimumi 3 (tre) metra për lëvizjen e lirë të pushuesve;

b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 (tre pikë pesë) m;

c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;

e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

6. Shërbimet që duhet të ofrojë një stacion plazhi, sipas tipologjisë së plazhit, duke shtuar për këtë sezon turistik, për aq kohë sa zgjat periudha e masave në kuadër të COVID19 dhe tabelat mbi informimin e pushuesve për sjelljen e tyre gjatë COVID19, janë të paraqitura skematikisht në aneksin I, të këtij udhëzimi”, thuhet në draftin e paraqitur nga Ministria e Turizmit, ç’ka realisht për një qytet si Saranda është e pamundur e të realizohet për shkak të vijës të limituar bregdetare që ka dhe
këtu operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.

Gjithashtu, operatorët turistikë në Sarandë kërkuan dhe përgjysminin e taksave vendore për t’i lehtësuar në këtë kohë krize.

Edhe në Vlorë, operatorët turistikë kanë qenë kundër kësaj pike të draftit të Ministrisë së Turizmit. Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe zgjatjen e fashës së orareve.

Tashmë pritet që pas kërkesave që kryetarët e këtyre dy bashkise t’ia bëjnë Ministrisë, pritet reagimi i kësaj të fundit për të parë nëse do e rishkojë ose jo këto pika. /Sarandanews.com/