Klosi takim me homologun grek në Athinë: Lëvizja e lirë në kufi do të ndihmonte turizmin në të dy vendet
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka kërkuar nga Greqia që të hapen kufijtë për turizmin, pasi kjo do i shërben të dyja vendeve. Klosi tha se rënia e rasteve të infektive edhe vaksinimi masive lejojnë kalimin e lirë të njerëzve mes dy vendeve.
“Kjo do ti shërbejë turizmit në të dyja anët e kufirit. Besimplotë se ministri Theoharis, do të jetë avokati i situatës së mirë pandemike, e reduktimit të infektimeve, vaksinimit masiv për t’ia përcjellë në instastancat vendimmarrëse të masave”- u shpreh ministri Klosi.
Homologu grek Harry Theoharis shprehu vullnetin për të bërë më të mirën në këtë drejtim. Klosi ndodhet për vizitë zyrtare në Athinë me ftesë të Ministrit grek të Turizmit, Harry Theoharis.
Në takimin mes dy ministrave, u fol për rritjen dhe shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, si një nga çështjet që i bashkon fort dy vendet tona kufitare e aq më shumë në kohën kur ky sektor ka pësuar dëme të mëdha nga pandemia.
Ministri Klosi dhe homologu i tij grek ndanë pikëpamjet respektive për sektorin turistik, rrugët për rritjen e tij, sikundër edhe të rritjes së bashkëpunimit të dy vendeve në shkëmbimin e eksperiencave. Vendi ynë është i hapur për turistët e të gjithë vendeve ku nuk kërkohet as tampon antiCOVID dhe as pasaportë vaksinimi për të hyrë në Shqipëroi.