VIDEO/ Sarandë, qytetarët denoncojnë tek Fiks Fare gjëndjen e Urës së Çukës në Berdenesh

Qytetarët e Berdeneshit në Sarandë janë ankuar tek emisioni Fiks Fare për gjëndjen e Urës së Çukës.

Ata i kanë dërguar emisionit invesitgativ një video ku shihet që tek Ura e Çukës nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë për mirëmbajtjen e saj.

Bëhet fjalë për pastrimin e Urës nga shkurret të cilat kanë zaptuar trotuarin dhe krijojnë vështirësi në lëvizjen e qytetarëve, sidomos tek të moshuarit. /Sarandanews.com/