Çfarë mendimi ke për Tik Lapajn? Rama: Kush është ky, se njoh fare

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku po flet për aktualitetin politik dhe ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri.

Në nisje të emisionit gazetari Arjan Çani e pyeti për protestën e organizuar para kryeministrisë nga ana e Adriatik Lapajt.

I pyetur se çfarë mendimi ka për Adriatik Lapajn, Rama tha se nuk e njihte aspak si personazh, pavarisisht se Çani u mundua ta paraqiste si një njeri pozitiv.

Rama komentoi dhe protestën e fundit për të cilat tha se janë të mirëpritura dhe nuk është se i krijojnë bezdi.

Kujtojmë që ata që udhëhiqnin protestën ishin Adriatik Lapaj një personazh që përflietet për të kandiduar për PD-në si kryetar bashkise dhe nga shoku i tij Pano Sako, një person që punon në televizionin e familjes Berisha. /Sarandanews.com/