Finiq, Urë-Kanali që mban këmbën pëpjetë…

Nga Panajot Boli

-Shyqyr qe mbaruan zgjedhjet dhe na u qetësuan pak veshet.

Bashkë me to, fjetën edhe premtimet. Nuk prisnim ndonjë çudi. Gjera të zakonshme. Skutave akoma behen në fshehtësi rakordimet e fundit. Me një fjalë, pazaret. Disa ngelen të kenaqur, disa jo. Logjike kjo. Jo të gjithë do të fitojnë.

I deshperuar ngeli edhe urë-kali ‘’Thoma Filipeu’’ aorta e vaditjes së fushëw së Vurgut. Jo pak: 2200 ha i shuan etjen dhe mban gjallë fermerët e Vurgut. Ai ngeli me këmbën përpjetë. Një mengjes para se të fillonte fushata e zgjedhjeve iu thye këmba dhe ngeli me sytë nga dielli. Mallkuan lumin qe e kishte gerryer.

Ai kishte share ata qe e rropen duke i marrë reren dhe brigjet… Para disa viteve ishte thyer edhe një këmbë tjetër. E ‘kallamosen’” apo mballosën dosido , siç thonë fshatarët e mi… Edhe ahere mallkuan lumin. Edhe lumi shau ata qe i kishin nxjerrë kokallat.

Le t’i lemë këto. Vertet u erdhi keq qeveritareve!.. Aq me tepër kandindateve. Bile, vajten edhe në vend edhe derdhen nga një kokërr loti… Edhe Ministrja e Financave Denaj u shqetësua. Aq më tepër qe ia njihte dhembë e dhemballë bujqesisë. Keshtu thonë.

Vurgarët, sidomos ata anësKanalit i dhanë votën.. Thonë se u intersua dora vetë. Burime na pohojnë se doli edhe fondi. Mos gaboj 18 milionë.. Por .. Urë-Kanali qendron me këmbën përpjetë. Buzët e Vurgut filluan të plasariten nga etja.. Fermerët kalojnë nga Urë-kanali dhe presin ta ul këmbën . Miliona lekë janë hedhur nga një fondacion i huaj për ta rikonstruktuar.. Thonë se Ministrja dhe te sajët bënë feste të madhe në Vlorë .U tund vendi. U shqepen në valle.

Vetem Urë-kanali ‘’Thoma Filipeu’ nuk hodhi valle. Si të kercente? Është i çalë…