Tjetër ngjarje e rëndë në Sarandë, gjëndet i pajetë në shtëpi 68- vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.

Në lagjen nr.4 është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Komisariati i Policisë Sarandë njofton se sot, rreth orës 11:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë.