U arrestua sot, ‘skifteri’ i Sarandës ka grabitur 3 kazino me pistoletë lodër
Jorgo Kumaraku (Leonard Kumaraku), është 44-vjecari banues ne fshatin Livadhja, Sarande i arrestuar për tentativën e vjedhjes me dhunë pranë një bankomati të punonjeses së një agjencie sigurimesh.
44 vjeçari është një person me precedentë të penalë, i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” ne Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.
Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilih ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.
Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandes, dhunoi dhe grabiti me pistolete lodër punonjesen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku eshte perdorues narkotikesh dhe i denuar ne Greqi për “trafik narkotikësh”.