Adrian Gurma shtron iftar për besimtarët muslimanë

Sipas një tradite tashmë të njohur, Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka dhënë sonte iftar për dhjetëra besimtarë muslimanë të xhamisë së Sarandës.

Në emër të besimtarëve, Myftiu Bledar Mulla ka falenderuar kreun e Bashkisë për vëmemdjen dhe për bashkëpinimin me komunitetin myslyman.

Kryetari Gurma shprehu kënaqësinë që gjendet mes besimtarëve të këtij komuniteti, që reflekton mirësi dhe i kontribuon harmonisë dhe bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve në Sarandë.

Ai ka uruar që zoti t’u pranojë sakrificën edhe për ditët në vazhdim të Muajit të madhërishëm të Ramazanit.