Krijohet nga personazh qesharak Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit

Ditën e djeshme në Tiranë një grup personazhësh qesharak qe i sheh në çdo protestë, tashmë janë mbledhur për të krijuar një të jashtëquajtur Aleancë për Mbrojtjen e Butrintit.

Ky grupim përbëhet nga emra si Sazan Guri, Aulon Kalaja që njihet si një kamikaz i Sali Berishës, Neritan Ceka i cili e ka pasur si qëllim vite më parë për ta marrë vet në menaxhin Parkun e Butrintit, duke vijuar më pas me Edmond Tupen, Apollon Baçen etj.

Ata thanë se do të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, sic kanë pretenduar.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.