Aktori nga Delvina: Njerëz që kanë zbritur në jug dhe kanë parë diçka më tepër, votuan siç e kisha parashikuar unë
Aktori Laert Vasili thotë se harta e konsideruar si e ndarë në veri-jug për nga preferenca politike PD-PS, është mëse normale.
Sipas Vasilit, shqiptarët janë një popull me memorie si të “peshkut të kuq”, që i zgjat vetëm 3 sekonda, dhe harron ato gjëra që e dëmtojnë.
Vasili tha në emisionin “Politikon” se shqiptarët votuan siç ai e kishte parashikuar disa vite më parë.
“Ky vend dhe kjo ndarje është më se e drejtë. Njerëzit që kanë zbritur në jug dhe kanë parë diçka më tepër, janë njerëz që kanë parë diçka më tepër dhe vendosën që ta japin votën sikurse e kisha parashikuara para dy vitesh.
Në shumë studio televizione qëllime është që të bëhet debati si një minutazh reklamash. Në Shqipëri media bën një punë shumë përçarëse. Gazetarë me kontrata të majme, duke ndërruar kampet majtas-djathtas”, u shpreh aktori Laert Vasili.