Sarandë, digjet gjatë natës një makinë në lagjen nr.3

Një automjet është djegur gjatë natës në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë.

Policia njofton se nga zjarri është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasi banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.