Sarandë, arrestohet 43- vjeçari: Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes

Policia e Sarandes ka arrestuar sot nje 43- vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi I. G., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet ne njoftimin e policise Sarande.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.