Dita Ndërkombëtare e Romëve, Adrian Gurma: Do kenë më shumë të drejta për integrimin e tyre në shoqëri
Kryebashkiaku Adrian Gurma tha sot në Ditën Ndërkombëtare e Romëve, se do vazhdojë ta mbështesë romët në qytetin e Sarandës.
Kryebashkiaku Gurma shpreher se: “Kjo ditë për këtë komunitet vjen si një apel për më shumë të drejta dhe vëmendje nga të gjithë, për integrimin e tyre në jetën sociale e ekonomike të vendit,mundisinë për punësim,strehim e arsimim.
Mesazhi që përcillet në këtë ditë është”Paqe dhe zhvillim për të gjithë Romët në një botë pa diskriminim e racizëm”, deklaron fillimisht Gurma.
Ai shton se instutucioni i bashkisë u qëndroi pranë këtij komuniteti dhe gjatë periudhës së pandemisë, dhe një gjë të tillë do e bëjë sa herë të jetë e nevojshme për këtë kategori.
“Gjatë dy viteve të fundit janë shtuar me 50% fondet për shtresat në nevojë(përfshirë edhe komunitetin rom)nga 18 milionë lekë në 27 milionë lekë të reja.
Trajtohen me ndihmë ekonomike 55 familje me 171 persona nga ky komunitet.
Përprësi për këtë komunitet,në trajtimin me bursa në arsimin e mesëm profesional,duke plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura.
Megjithëse në vështirësi financiare si pasojë e pandemisë,për vitin 2020 bonusi strehimit u shpërnda në kohë,duke plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura.
Ajo që është bërë nuk mjafton.
Vullneti dhe dëshira për të bërë më shumë ekziston
Kohën e kemi përpara”, përfundoi kryetari i bashkisë Adrian Gurma. /Sarandanews.com/