Çfarë mendojnë në Ksamil për sezonin dhe buxhetin e ri? Dëgjim, reflektim, bashkëveprim…

“Ksamili është parë me sy më pozitiv se vitet e tjera dhe rezulton të jetë i preferuari ynë për inveatime, duke i dyfishuar ato”.

Me këto fjalë u është drejtuar Kryebashkiaku Adrian Gurma bizneseve dhe banorëve të këtij destinacioni të dytë turistik në Bashkinë e Sarandës, të pranishëm në takimet e organizuara për të analizuar sezonin 2021 dhe për të marrë prioritetet e atyre punëve që duhen programuar të bëhen me vuxhezin 2022.

Në takimin me operatorët turistikë u vu theksi në ofertën e përmirësuar dhe në ngritjen e standartit të shërbimeve, por sidomos që kërkesa për mjedis të pastër të bëhet pjesë e kpsaj oferte në biznes dhe në qytet.

Me banorët kjo u trajtua si kërkesë për jetë të shëndetshme që kanë të drejtën të bëjnë ata dhe fëmijët e tyre. Për këtë u dakortësua që bizneset të kdnë fashën e tyre të orarit të tërheqjes së mbetjeve urbane dhe kontenjerët të jenë veçmas nga ato të banorëve.

Përgatitja për të patur shërbime cilësore në hoteleri, u shtrua si nevojë parësore, e lidhur ngushtë kjo edhe me aksesimin e rrugës Kardhiq-Delivinë verën e ardhshme, që do të përkthehet në prirje më të madhe turistike.

Një moment tjetër me rëndëai për të hyrë të përgatitur në sezon, ishte angazhimi i përbashkët me ministrinë e linjës për pajisjen me kontrata të plazheve deri në majin e vitit 2022. Sa u takon taksave, u tha se projekti është për rritje të arësyeshme për biznesin e madh, me mbi 500 m2 dhe në varësi të llojit të biznesit, gjë që u prit me mirëkuptim.

Banorët e njerës prej lagjeve të sipërme të Ksamilit u dëgjuan dhe u vlerësuan për ndihmesën që dhanë duke treguar se cilat rrugë duhen bërë e asfaltuar të parat, për hapjen e një tregu publik edhe në Ksamil, për banja publike, për një qendër sportive apo një fushë sporti për publikun apo për një plazh publik për vendasit.

Kryetari Gurma ka vlerësuar që ka gjetur konsensus dhe bashkëpunim, por ndërkohë kërkoi që të mbahet kjo frymë, pasi siç e thotë edhe fjala Bashki, duhet të jemi bashkë dhe bashkëpunues.

Ai ka argunentuar se, ashtu siç Bashkia ka qenë mbështetëse, me dyfishim të investimeve për Ksamilin, edhe nga biznesi ksamiliot kërkohet ta ndihmojë Bashkinë me korrektësi në shlyerjen e detyrimeve. Mirëkuptim edhe nga banorët kërkoi ai, për t’u hapur rrugë investimeve publike që ndihmojnë të bëhet Ksamili markë e turizmit dhe të shtohet vlera e pronave edhe përtej vijës së parë.