Sarandë, Anila Denaj: PS alternativa e vetme progresiste
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, shprehet se PS është e vetmja alternative progresiste.
Në një postim në rrjetet sociale kandidatja për deputete në Sarandë shkruan:
“Me strukturat e Partisë Socialiste në Sarandë, për të siguruar fitoren në 25 prill, si alternativa e vetme progresiste”, nënvizon Denaj.
Znj. Denaj prej muajsh ndodhet në Sarandë duke vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Caktimi i Denajt nga kryeministri Rama si kandidate për deputete në Sarandë është mirëpritur nga strukturat e partisë në këtë qytet, po ashtu edhe nga ana e qytetarëve. /Sarandanews.com/