Ambasada greke në Tiranë dhuron 100 teste të shpejta për banorët e Mursisë

Ditën e sotme me mbeshtjen e Ambasades Greke ne Tirane, u kryen në qendrën e fshatit Mursi 100 RAPID TEST per testimin e gjendjes per koronovirusin.

Më shumë se 100 persona, kryesisht të moshuar, u testuan nga mjekë te specializuar.

Rezultati ka qenë mbresëlënës, pasi nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Gjatë javëve të fundit nga ana e Ambasadës greke në Tiranë janë mundësuar teste të shpejta për qindra banorë në zonën e jugut të vendit.