Braçe apel biznesve të Sarandës: Blini qepën e Divjakës e Lushnjes

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se qepa e prodhimit shqiptar shitet me vlerë vetëm 27 lekë dhe fton industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat të furnizohen me produktet e Divjakës dhe Lushnjës.

“Kjo është qepa jonë. Vetëm 27 lekë për kilogram, vetëm 27. Vjelim, paketojmë e shesim çdo ditë. E di, e di që e blini me 50-60 lekë në Tiranë e qytetet tuaja. Një lutje kam, veçanërisht për gjithë industrinë e turizmit nga Shëngjini në Sarandë, Gjirokastër, Berat, furnizohuni, blini drejtpërdrejt në Divjakë e Lushnjë, kurseni nga 70-100 % të vlerës, shpenzimeve tuaja për çdo furnizim”, thekson ai.

Po ashtu, Braçe shton se “bëjeni llogarinë vetë. Vetëm nga qepa për një kilogram, kurseni 13-15 lekë. Prodhimi ynë është vetëm 1 orë larg”.