Projekti transformues i Sheshit të Flamurit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm videon e projektit transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Sipas kryeministrit ky transformim do jetë një realitet i ri mesdhetar për qytetin bregdetar.

“Mirëmëngjes dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të diel të qetë”, shprehet Rama.