Kishte bërë kërdinë me vjedhje në Ksamil e Sarandë/ 20-vjeçari bie në pranga, ishte shpallur në kërkim pasi…
Një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i dhjetë vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë, ka përfunduar në prangat e policisë.
Njoftimi i plotë
Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë.
Në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
P. S., 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi P. S. ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me shtetasin S. P. (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.