FAKSIMILE/ Blofi i Berishës me administratorin e klubit të Butrintit: Ja si qëndron e vërteta!

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ka publikuar shpifjen e rradhës në facebookun e tij, kësaj rradhe në drejtim të kryebashkiakut të Sarandës, Adrian Gurma.

Në postimin e tij Berisha shkuran se kryebashkiaku aktual, Adrian Gurma, ka punësuar tek skuadra e Butrintit si administrator, vjehrrin e tij.

Por, si qëndron e vërteta?

Në dokumentin e siguruar nga Sarandanews.com, Kostandin Zaro, ka qenë i punësuar në këtë post që në vitin 2018, periudhë në të cilën bashkinë e Sarandës e drejtonte Florjana Koka dhe jo Adrian Gurma.

Dokumenti tregon qartë të vërtetën, që nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje apo nepotizëm si e cilëson Berisha në postimet e tij që nuk përmban asnjë fakt, por vetëm shpifje.

Më poshtë dokumenti që vërteton se Kosta Zaro e ka nisur këtë detyrë më 25 tetor të vitit 2018. /Sarandanews.com/