Finiq, përplas me makinë të moshuarin dhe largohet, policia në ndjekje të autorit

Një aksident automobilistik me plagosjen e një shtetase 75 vjeç u shënua në mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore në Livadhja të Finiqit.

Sipas Policisë, sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se “Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.”