COVID-19 jashtë kontrollit në Sarandë, mjeku Spiro Talo: Shtretërit janë plot

Nisur nga situata kritike e krijuar nga koronavirusi në Sarandë, ku çdo ditë raportohen rreth 50 raste të reja dhe shtretërit urgjencës të mbushur me pacientë që marrin oksigjen.

Mjeku Spiro Talo u drejton një apel gjithë qytetarëve të Sarandës që të respektojnë masat kufizuese.

Në fjalën e tij, ai thotë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se po paraqitet mjaft e rëndë nga dita në ditë.

Më tej ai bëri me dije se në të gjithë shtretërit e urgjencës po trajtohen pacientë me COVID-19, ku pjesa më e madhe po marrin oksigjen.

Talo tha se në vazhdimësi situata do të jetë edhe me kritike nisur nga shifrat e fundit.