Koronavirusi, Dritan Leli takim me drejtuesit e institucioneve vendore
Ka nisur tashmë dizinfektimi i institucioneve të qytetit të Vlorës.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Dritan Leli, ka mbledhur diën e sotme drejtuesit e institucioneve vendore të bashkisë së Vlorës, teksa ka konfirmuar edhe masat që janë marrë në dizinfektimin e institucioneve vendore të qytetit.
Leli konfirmon se ditët e fundjavave në qytet është bërë pastrimi dhe dizinfektimi gjeneral i cerdheve, kopshteve, shkollave të qytetit të Vlorës.
Teksa garanton se bashkia Vlorë është në gatishmëri të plot dhe në krye të punës në përballimin e situatës dhe rrezikut nga koronavirusi.
Posted by Bashkia Vlorë on Tuesday, March 10, 2020