Ambasada e SHBA: Koha për veprime të qeta të publikut dhe të shpejta të udhëheqësve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një deklaratë zyrtare ku apelon qeverinë shqiptare për “veprime të shpejta dhe të përgjegjshme” nga udhëheqësit për sa i përket masave kundër shpërndarjes së koronavirusit.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

SHBA garanton se do të vijojë të mbështesë “përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”.